top of page

Privatësia dhe autorizimi i të dhënave personale

Unë i nënshkruari, në cilësinë e subjektit të të dhënave personale, jap shprehimisht pëlqimin vullnetar, i cili do të jetë në fuqi për afatin e kontraktuar, apo çdo afat tjetër të rënë dakort mes Palëve, për lejimin e MEIT sh.p.k. (këtu e më poshtë MEIT), për përpunimin me mjete automatike (elektronike, kompiuterike) dhe mekanike, të tëdhënave të mia personale. Jap pëlqimin që MEIT të marrë, mbajë, ruajë në serverin e vet, apo në serverin e ndodhur jashtë Shqipërisë, për të cilin MEIT, është autorizuar rregullisht të të dhënave personale, përsa kohë kontrata mes nesh do të jetë në fuqi.

Jap pëlqimin që MEIT, të ketë të drejtë të përditësojë të dhënat e mia personale në rast se do ketë ndryshime, në përputhje me informacionin e vënë në dispozicion nga unë.

MEIT, mund të vërë në dispozicion të autoriteteve të dhënat e mia personale, nëse kjo do të kërkohet nga autoritetet, në përmbushje të detyrimeve ligjore.

MEIT: Lejohet të më dërgojë mesazheinformues me produktet e reja, shërbimet, fushata promocionale, në adresën time të emailit ose numrin e telefonit.

bottom of page