Dr. Myqerem Pajaj
Fizioterapist
Dr. Myqerem Pajaj, fizioterapist diplomuar dhe licenzuar, që prej atëherë është specializuar në fushën e rehabilitimit, me një fokus të veçantë te hernia diskale – një problematikë ku ndjehet më i përgatitur dhe i sigurt në trajtim.
Ka marrë pjesë në disa formime profesionale të rëndësishme. Ndër to përfshihet trajnimi i organizuar nga Shoqata Shqiptare e Fizioterapistëve me temë “Hernia Diskale”, ku ka thelluar njohuritë mbi trajtimet konservative dhe qasjet më të reja në fizioterapi.
Gjithashtu, ka ndjekur me përkushtim një trajnim të zhvilluar nga ASCKSHSH me temë: “Rehabilitimi i dëmtimeve afatgjata të trurit dhe palcës kurrizore”, që i ka dhënë një bazë të fortë teorike dhe praktike në menaxhimin e pacientëve neurologjikë kronikë.
Një tjetër eksperiencë formuese është ajo me Albania Health Fund dhe BSKSH, përmes trajnimit “Si të shpëtosh jetë”, që i ka ofruar aftësi dhe njohuri të vlefshme në situata nga më të ndryshme për trajtimin sa më suksesshëm..
+355688053496




